Sot, më datë 15 shtator, Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), zhvilloi një takim pune me përfaqësuesit dhe ekspertët teknikë të projektit PACEP II, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.
Në fokus të takimit ishte mbështetja teknike dhe ekspertiza e PACEP II për hartimin e termave të referencës për krijimin e sistemit të menaxhimit të rasteve, si dhe për zhvillimin e disa prej proceseve dhe nismave të rëndësishme të institucionit, përfshirë Raportin Vjetor, Strategjinë e re të KMD-së dhe nismën “Udhëtimi në Shqipëri”.
Ky takim u zhvillua në kuadër të vijimit të bashkëpunimit me PACEP II dhe mbështetjes për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, në funksion të mbrojtjes dhe promovimit të së drejtës për barazi dhe mosdiskriminim.

