Lajme

Gjithëpërfshirja nis në shkollë – Zyra Rajonale Korçë në aktivitetin për barazinë dhe diversitetin

Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, përfaqësuesja e Zyrës Rajonale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në aktivitetin “Promovimi i gjithëpërfshirjes dhe diversitetit”, zhvilluar në shkollën 9-vjeçare “Naim Frashëri” dhe organizuar nga Qendra “T’Reja”, me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Aktiviteti solli në vëmendje rëndësinë e një mjedisi shkollor të barabartë, gjithëpërfshirës dhe pa diskriminim, ku çdo fëmijë të ketë mundësi të barabarta për arsimim, zhvillim dhe pjesëmarrje. Në kuadër të nismës, të gjithë nxënësit e shkollës u pajisën me mjete shkollore falas.

KMD, përmes Zyrës Rajonale në Korçë, vijon angazhimin për promovimin e të drejtave të fëmijëve dhe parimit të barazisë, si dhe për ndërgjegjësimin e shkollave dhe komunitetit për parandalimin e diskriminimit, gjuhës së urrejtjes dhe bullizmit në arsim.