Sot më 17 shtator, stafi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi iu bashkua nismës për dhurimin vullnetar të gjakut, duke dhënë kontributin e tij për njerëzit që kanë nevojë për gjak.
Në frymën e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale punonjësit e KMD-së përcollën mesazhin se solidariteti, kujdesi dhe mbështetja ndaj njëri-tjetrit janë vlera që na bashkojnë dhe që marrin kuptim të plotë kur shndërrohen në veprime konkrete.
Dhurimi vullnetar i gjakut është një akt human që na kujton rëndësinë e përgjegjësisë ndaj komunitetit dhe të gatishmërisë për të qenë pranë njerëzve në momentet kur kanë më shumë nevojë.
Nisma është njëkohësisht një ftesë për të ndërgjegjësuar sa më shumë qytetarë mbi rëndësinë e dhurimit vullnetar të gjakut dhe për ta parë atë jo vetëm si një akt individual humanizmi, por edhe si një përgjegjësi ndaj komunitetit.
Dhuro gjak, dhuro jetë!

