Punonjës të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi morën pjesë në trajnimin për prezantimin e programit “e-Arkiva”, të zhvilluar pranë mjediseve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave.
Programi “e-Arkiva”, i krijuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), synon digjitalizimin e materialeve administrative dhe dokumenteve të institucioneve publike.
Gjatë trajnimit u prezantua programi dhe mënyra e përdorimit të tij në funksion të administrimit të dokumentacionit institucional. Pjesëmarrja në këtë trajnim kontribuoi në njohjen e punonjësve të KMD-së me procesin e digjitalizimit dhe me instrumentet e reja që do të përdoren për menaxhimin e dokumentacionit dhe materialeve arkivore.

