Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier mori pjesë në takimin e Komitetit Rajonal Antitrafik (KRAT) dhe Tryezës Teknike të Luftës Kundër Trafikimit të Personave, zhvilluar pranë Institucionit të Prefektit të Qarkut Fier.
Në takim, u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në parandalimin, evidentimin dhe trajtimin e rasteve të trafikimit të personave, forcimin e kapaciteteve të strukturave rajonale dhe zhvillimin e aktiviteteve ndërgjegjësuese në nivel vendor.
Në këtë kuadër, Zyra Rajonale e KMD-së Fier propozoi përfshirjen në kalendarin e aktiviteteve të KRAT-it, për zhvillimin e veprimtarive të përbashkëta informuese dhe ndërgjegjësuese, duke integruar edhe çështjet e mbrojtjes nga diskriminimi, me vëmendje të veçantë ndaj personave dhe grupeve në situata vulnerabiliteti.
Pjesëmarrja e KMD-së në këtë takim synon forcimin e koordinimit ndërinstitucional dhe promovimin e parimit të barazisë dhe mosdiskriminimit në ndërhyrjet për parandalimin dhe luftën kundër trafikimit të personave.

