Lajme

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), priti në takim pune znj. Giulia Re, përfaqësuese e Këshillit të Europës

📍 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), priti në takim pune znj. Giulia Re, përfaqësuese e Këshillit të Europës, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.
✅Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe rezultatet e arritura, si dhe u konfirmua angazhimi i përbashkët për vijimin e tij në fusha me interes të përbashkët.
✅Në fokus të bisedës ishte adresimi i fenomenit të gjuhës së urrejtjes, duke theksuar rëndësinë e masave parandaluese, rritjes së ndërgjegjësimit publik dhe promovimit të vlerave të barazisë, respektit dhe mosdiskriminimit.
✅Palët shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin përmes organizimit dhe pjesëmarrjes në aktivitete të përbashkëta, me synim forcimin e kapaciteteve institucionale dhe ndërgjegjësimin e publikut në luftën kundër gjuhës së urrejtjes
🤝 Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson partneritetin me Këshillin e Europës si një kontribut të rëndësishëm në promovimin e të drejtave të njeriut, barazisë dhe mbrojtjes efektive nga diskriminimi.