Në përmbushje të kompetencave ligjore, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi publikoi Raportin e Monitorimit “Mbi statusin e zbatimit të detyrimeve për miratimin e akteve nënligjore dhe dokumenteve strategjike që burojnë nga Ligji nr. 64/2025 “Për Barazinë Gjinore”.
Ky Raport Monitorimi paraqet identifikimin e akteve nënligjore të kërkuara nga neni 51 i ligjit, përcaktimin e institucioneve përgjegjëse dhe të afatit ligjor, administrimin e informacionit mbi fazën e hartimit dhe miratimit, evidentimin e statusit të secilit detyrim dhe formulimin e rekomandimeve për vijimin e procesit.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të vijojë të monitorojë zbatimin e Ligjit për Barazinë Gjinore, duke ndjekur jo vetëm përfundimin e procesit të miratimit të akteve zbatuese, por edhe mënyrën e zbatimit të tyre në praktikë dhe garantimin efektiv të barazisë gjinore, trajtimit të barabartë dhe mbrojtjes nga diskriminimi.
