SHPALLJE PUBLIKE
 
(Për efekt njoftimi ndaj subjektit z. Robert Aliaj)
Në bazë të ligjit nr.10221, datë 04.02.2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi”, të ndryshuar, nenit 147 dhe vijues të Ligjit nr.44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi realizon këtë shpallje publike për njoftimin e:
  1. Robert Aliaj, në cilësinë e subjektit kundër së cilit drejtohet ankesa nr. 259 Regj., datë 10.11.2025, e paraqitur nga znj.Mirela Arqimandriti, me pretendimin për diskriminim/ gjuhë urrejtje, për shkak të “gjinisë”, “bindjes filozofike”, “pamjes së jashtme” dhe në kuadër të “çdo shkak tjetër”/profesioni në mbrojtje të të drejtave të grave dhe të drejtave të njeriut.
Ky njoftim kryhet në kushtet kur, njoftimi drejtuar z. Robert Aliaj në adresën e vendosur në dispozicion nga gjendja civile, nuk rezulton të jetë realizuar nga ana e shërbimit postar.
Me anë të kësaj shpallje, konsiderohet se z.Robert Aliaj njoftohet për:
  1. Vendimin nr. 88, datë 15.04.2026, të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
 
Kjo shpallje publikohet në :
  • Ambientet e institucionit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
  • Faqen zyrtare në internet të institucionit: www.kmd.al
Personi i njoftuar me shpallje publike mund të paraqitet pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, për të marrë informacion më të plotë apo për të deklaruar të dhënat e tij të kontaktit apo përfaqësuesit ligjor. 
Ky njoftim qëndron i afishuar për jo më pak se 10 ditë. 
Me kalimin e 10 ditëve nga afishimi subjekti konsiderohet i njoftuar dhe procedura administrative ndaj tij mund të vijojë në mungesë.
Shpallje Publike per z.Robert Aliaj
Vendim nr.88,dt.15.04.2026