Lajme

Përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi morën pjesë në takimin periodik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, me temë “Lufta kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive

📍Përfaqësues të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi morën pjesë në takimin periodik të Këshillit Kombëtar të Integrimit Evropian, me temë “Lufta kundër piraterisë digjitale dhe audiovizive, progresi dhe sfidat në kuadër të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian”. 🇦🇱🇪🇺
Gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit, sfidat dhe masat e ndërmarra në kuadër të negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, me fokus në forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale, luftën kundër piraterisë digjitale dhe bashkëpunimin ndërinstitucional.
📌Pjesëmarrja në aktivitete të tilla kontribuon në forcimin e bashkëpunimit institucional dhe në ndjekjen e zhvillimeve që lidhen me procesin e integrimit evropian, në përputhje me standardet dhe vlerat e Bashkimit Evropian.