
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), zhvilloi sot një takim me Përfaqësuesen Rezidente të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Shqipëri, znj. Randi Davis.

Gjatë takimit u shkëmbyen ide dhe u diskutuan mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, me fokus parandalimin dhe luftën kundër të gjitha formave të diskriminimit, si edhe avancimin e axhendës së të drejtave të njeriut në Shqipëri.

Palët shprehën gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin përmes nismave dhe aktiviteteve të përbashkëta, në funksion të promovimit të barazisë, gjithëpërfshirjes dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut