Lajme

KMD promovon barazinë në mënyrë proaktive

Stafi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi zhvilloi dje një ndeshje miqësore me Kombëtaren Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale.
Për ne, kjo ishte më shumë se një ndeshje. Ishte një moment i bukur bashkimi, bashkëpunimi dhe respekti, që përcolli një mesazh të qartë për barazi, përfshirje dhe mundësi të barabarta për të gjithë.
Ne besojmë se çdo person meriton respekt, mbështetje dhe mundësinë për të zhvilluar aftësitë dhe talentin e tij.
Së bashku me lojtarët thamë:
✅ Stop diskriminimit!
✅ Po barazisë dhe përfshirjes!
KMD i uron shumë suksese Kombëtares Shqiptare të Personave me Aftësi të Kufizuara Intelektuale në Kupën e Botës, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Jemi me ju dhe ju urojmë suksese!