Përfaqësuesi i Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në tryezën e diskutimeve mbi zbatimin e ligjit të ri “Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje”, të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe të Mirëqenies Sociale.
Diskutimet u përqendruan në zbatmin efektiv të ligjit, forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe zhvillimin e kapaciteteve profesionale, me vëmëndje të veçantë ndaj dhunës dixhitale me bazë gjinore.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mbetet i angazhuar për promovimin e barazisë, mbrojtjen nga diskriminimi dhe mbështetjen e mekanizmave që garantojnë mbrojtjen e të drejtave të grave dhe të çdo personi të prekur nga dhuna.
