Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo) priti në një takim zyrtar Komisioneren për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, znj. Lefterije Lleshi (Luzi).
Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e barazisë dhe meritokracisë në shërbimin civil, si dhe për forcimin e standardeve të integritetit dhe profesionalizmit në administratën publike.
Ky ishte takimi i dytë mes dy Komisionereve, i cili shërbeu për vijimin e dialogut mes KMSHC-së dhe KMD-së.
