Në kuadër të aktiviteteve informuese në terren, Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier, në bashkëpunim me Zyrën e Ndihmës Juridike Falas, zhvilloi një takim me Kryetaren e Këshillit të Qarkut Fier dhe punonjësit e këtij institucioni.
Në fokus të takimit ishin diskutimi mbi format e diskriminimit në vendin e punës, të drejtat dhe detyrimet e punonjësve, si dhe mënyrat konkrete për të adresuar rastet e diskriminimit. Përmes rasteve praktike dhe rasteve të suksesshme të trajtuara nga Komisioneri, pjesëmarrësit u njohën me mënyrën se si ligji zbatohet në praktikë.
Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua mekanizmave të ankimit pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi si dhe sjellja në vëmendje e detyrimit për zbatimin e vendimeve të Komisionerit dhe përgjegjësitë institucionale.
