Lajme

Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Vizatoj Qarkun Tim”

Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në ceremoninë e çeljes së ekspozitës “Vizatoj Qarkun Tim”, organizuar nga Këshilli i Qarkut Korçë në bashkëpunim me Shkollën e Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço”.

Aktiviteti solli në vëmendje rëndësinë e mbështetjes së talenteve të reja dhe promovimit të vlerave historike, identitetit kulturor dhe pasurive natyrore të qarkut përmes artit.

Ceremonia mblodhi përfaqësues të institucioneve të pushtetit qendror dhe vendor, institucioneve të pavarura, përfaqësues të Konsullatës së Greqisë në Korçë, si edhe mësues e nxënës të Shkollës së Mesme Artistike “Tefta Tashko Koço”, të cilët vlerësuan rolin e artit në edukimin dhe fuqizimin e të rinjve.

Përfaqësësja e Zyrës Rajonale të KMD-së vlerësoi rëndësinë e mbështetjes së të rinjve dhe krijimit të hapësirave ku ata mund të zhvillojnë e të shprehin potencialin e tyre artistik, gjithashtu nënvizoi mbështetjen e institucionit për talentet e reja, të cilët përmes veprave të tyre përcjellin mesazhe të rëndësishme për komunitetin, si liria, barazia dhe respektimi i të drejtave të njëri-tjetrit.

Mbështetja e të rinjve dhe promovimi i vlerave përmes artit mbeten një investim i rëndësishëm për zhvillimin kulturor dhe shoqëror të komunitetit.