Lajme

Ligji “Për barazinë gjinore”: Gjykata Kushtetuese pranon kërkesën e Komisionerit për paraqitjen e Opinionit “Amicus Curiae”

Në kuadër të shqyrtimit të kushtetutshmërisë së ligjit nr. 64/2025 “Për barazinë gjinore”, si dhe në përmbushje të mandatit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore, garantimin e barazisë dhe mbrojtjen nga diskriminimi, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka paraqitur pranë Gjykatës Kushtetuese Opinionin “Amicus Curiae”.

Përmes këtij Opinioni, Komisioneri synon të sjellë në vëmendje standardet për garantimin e të drejtave dhe lirive themelore dhe parimin e trajtimit të barabartë, duke kontribuar në një vlerësim sa më të plotë të çështjes nga Gjykata Kushtetuese.

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të vijojë të mbrojë të drejtat dhe liritë themelore, të promovojë barazinë dhe të kontribuojë në garantimin e mbrojtjes efektive nga diskriminimi, në përputhje me mandatin dhe kompetencat e tij ligjore.

Opinioni i plotë “Amicus Curiae” gjendet i publikuar në faqen zyrtare të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mund ta aksesoni më poshtë:

LEXO OPINIONIN E PLOTË