Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo), mori pjesë në aktivitetin “Anti-Corruption Network Coalition Exchange”, organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, në kuadër të projektit “Cultivating Civic Action Against Corruption in Albania”, mbështetur nga International Foundation for Electoral Systems (IFES).
Përfaqësuesit e instituconeve publike dhe organizatave anëtare të Koalicionit Kundër Korrupsionit disktutuan mbi rezultatet e nismave të ndërmarra, forcimin e advokimit të përbashkët dhe nxitjen e dialogut institucional në fushën e luftës kundër korrupsionit, qeverisjes së mirë dhe transparencës.
Pjesëmarrja në aktivitet shpreh kontributin në shkëmbimin e mendimeve mbi mundësitë për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe aktorëve të shoqërisë civile, në funksion të promovimit të integritetit, transparencës dhe qeverisjes së mirë.

