Përfaqësuesja e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi mori pjesë në takimin për diskutimin e rekomandimeve përfundimtare të projektit “Nga e drejta te aksesi: Identifikimi dhe zbutja e rreziqeve të korrupsionit në ndihmën juridike falas të garantuar nga shteti për komunitetet rome dhe egjiptiane në Tiranë”, organizuar nga Shërbimi Ligjor Falas Tiranë dhe Qendra për të Drejtat e Gruas Rome.
Gjatë aktivitetit u prezantuan gjetjet dhe rekomandimet e dala nga vlerësimi i rreziqeve të korrupsionit në zbatimin e kuadrit ligjor për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Diskutimet u fokusuan në masat konkrete për reduktimin e këtyre rreziqeve dhe përmirësimin e aksesit efektiv në ndihmën juridike për komunitetet rome dhe egjiptiane, si dhe në rolin e institucioneve dhe hapat e mëtejshëm për adresimin e çështjeve të identifikuara.
Pjesëmarrja e KMD-së në këtë aktivitet u zhvillua në kuadër të angazhimit institucional për mbrojtjen nga diskriminimi, promovimin e barazisë dhe garantimin e aksesit të barabartë në të drejta dhe shërbime, përfshirë për komunitetet rome dhe egjiptiane.

