Mungesa e transportit, e shërbimit të mensës dhe vështirësitë ekonomike të familjeve ishin ndër shqetësimet kryesore të ngritura gjatë një takimi informues të organizuar nga Zyra Rajonale Fier e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Qendrën Ditore të Zhvillimit në Lushnje, e cila ofron shërbime për fëmijët me aftësi të kufizuara të moshës 2–12 vjeç.
Gjatë takimit, ku mori pjesë edhe përfaqësuesja e Qendrës së Ndihmës Juridike Falas Fier, u diskutua mbi të drejtat e fëmijëve me aftësi të kufizuara, aksesin e barabartë në arsim dhe shërbime, si dhe mundësitë e mbrojtjes ligjore nga diskriminimi. Vëmendjetë veçantë iu kushtua edhe informimit të prindërve mbi mundësinë e përfitimit të bursave shkollore, sipas kritereve ligjore në fuqi.
Në përfundim, u dakordësua organizimi i takimeve të tjera me pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të prindërve, me synim informimin dhe mbështetjen e familjeve për njohjen dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

