Lajme

KMD në Shkodër zhvillon takim ndërgjegjësues për barazinë dhe mbrojtjen nga diskriminimi në vendin e punës

Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkodër zhvilloi një takim ndërgjegjësues me stafin dhe punonjësit e ndërmarrjes së konfeksioneve “Shqipëria Trikot” sh.p.k., me qëllim promovimin e barazisë, parandalimin e diskriminimit dhe informimin mbi të drejtat që garanton ligji në marrëdhëniet e punës.

Gjatë takimit, përfaqësuesi i KMD-së informoi punonjësit mbi format e diskriminimit që mund të shfaqen në vendin e punës, duke përfshirë trajtimin e pabarabartë në punësim, kushtet e punës, mundësitë për zhvillim profesional dhe mbrojtjen nga diskriminimi për shkak të gjinisë, moshës, gjendjes shëndetësore apo aftësisë së kufizuar. Gjithashtu, pjesë e rëndësishme ishte prezantimi i mënyrave të paraqitjes së ankesave pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mekanizmat ligjorë të mbrojtjes.

Zhvillimi i këtyre takimeve nga ana e KMD-së kontribuojnë pozitivisht në rritjen e ndërgjegjësimit së punëmarrësve për të drejtat e tyre si dhe në nxitjen e respektimit të trajtimit të barabartë dhe parandalimit të diskriminimit.