Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë mori pjesë në takimin e tretë konsultativ për hartimin e Planit Social Vendor 2027–2030, të organizuar nga Bashkia Korçë.
Takimi bëri bashkë përfaqësues të institucioneve publike dhe organizatave që ofrojnë shërbime sociale, për të diskutuar prioritetet dhe masat që do të kontribuojnë në përmirësimin e mirëqenies sociale në komunitet.
Gjatë diskutimeve u evidentua nevoja për ngritjen e një qendre të dedikuar për personat me aftësi të kufizuara mbi moshën 18 vjeç, si një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të shërbimeve dhe garantimit të mbështetjes së vazhdueshme për këtë kategori.
