Komisionerja për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa (Bungo) mirëpriti sot në një takim pune përfaqësuesit e projektit PACEP II, projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, në kudër të forcimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes së projektit për rritjen e efektivitetit të institucionit.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë për forcimin e kapaciteteve institucionale të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, përmes mbështetjes së specializuar së projektit, asistencës teknike dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.
Diskutimet u përqendruan në rëndësinë e përdorimit të instrumenteve analitike dhe metodologjive bashkëkohore, me synim mbështetjen e proceseve të vendimmarrjes, rritjen e efikasitetit institucional, përmirësimin e performancës dhe standardeve të institucionit.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi vlerëson këtë bashkëpunim si një element të rëndësishëm për fuqizimin e kapaciteteve institucionale dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve në mbrojtje dhe promovim të së drejtës për barazi dhe mosdiskriminim.
