Me nisjen e vitit të ri shkollor 2026–2027, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka publikuar rekomandimet e nevojshme për garantimin efektiv, të barabartë dhe gjithëpërfshirës të së drejtës për arsimim për të gjithë fëmijët dhe nxënësit në sistemin arsimor parauniversitar.
Nga praktikat e Komisionerit dhe vlerësimet e organizmave ndërkombëtare për Shqipërinë, Komisioneri ka evidentuar problematika që prekin veçanërisht fëmijët romë dhe egjiptianë, fëmijët me aftësi të kufizuara, vajzat, fëmijët në zonat rurale, fëmijët LGBTI dhe kategori të tjera në situata vulnerabiliteti.
Për këtë arsye, në ushtrim të kompetencave të parashikuara nga ligji nr. 10221/2010 “Për Mbrojtjen nga Diskriminimi” Komisioneri ka publikuar dhe ka përcjellë pranë institucioneve përgjegjëse, rekomandimet për marrjen e masave konkrete, të koordinuara dhe të monitorueshme, të përshtatura me nevojat e secilit grup.
Rekomandimi i plotë gjendet i publikuar në faqen e webit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe mund të aksesohet në linkun më poshtë:
https://www.kmd.al/wp-content/uploads/2026/09/Rekomandim-Nr.1647-date-03.09.2026-Per-garantimin-e-barazise-mosdiskriminimit-dhe-gjitheperfshirjes-ne-arsim.pdf

