08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Si mund të ankoheni ?

Në rast se pretendoni se jeni diskriminuar, tri janë mënyrat e ankimit pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi (KMD):

1. Duke u paraqitur personalisht në KMD, në adresën: Rr. “Rruga e Durrësit”, Nr. 27, 1001, Tiranë, ose në Zyrat Rajonale të KMD në Korçë, Shkodër e Fier, sipas adresave respektive:

 

  • Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Korçë

Bashkia Korçë

Rruga “28 Nëntori”, Nr. 1

Korçë

 

  • Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Shkodër

ADISA-Shkodër

Rruga “Edith Durham”

Ish-Konvikti “Safet Spahiu”

4001, Shkodër 

 

  • Zyra Rajonale e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Fier

ADISA-Fier

Rruga “Ramiz Aranitasi”

9301, Fier

 

2. Duke shkarkuar dhe plotësuar “Formularin e ankesës”, të cilin mund ta përcillni në adresën e email-it: info@kmd.al

 

3. Duke e dërguar ankesën tuaj me postë ose dorazi në adresën:

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi

Rruga “Rruga e Durrësit”, Nr. 27

1001, Tiranë

 

Nëse ju paraqiteni personalisht në zyrat e KMD Tiranë, ose në Zyrat tona rajonale në Korçë, Shkodër e Fier, specialistët e Drejtorisë së Pritjes së Ankesave do t’ju informojnë mbi: Ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi”; mënyrën e marrjen së ankesës, si dhe do t’ju asistojnë për plotësimin korrekt të formularit, sipas rubrikave përkatëse të tij. I njëjti informacion do t’ju jepet edhe nëse drejtoheni me e-mail tek: info@kmd.al apo nëpërmjet numrit jeshil 08000606 (pa pagesë).

 

Në çdo rast, referuar nenit 33 “Procedurat”, të ligjit nr. 10221, datë 04.02.2010 “Për mbrojtjen nga diskriminimi”, ankesës i bashkëlidhen provat e disponueshme, me shkrim, ose në raste përjashtimore, gojarisht, në mënyrë që të mund të mbahet procesverbal.

 

Ankesa mund të paraqitet nga një person ose grup personash, që pretendojnë se janë diskriminuar, ose një organizatë me interesa legjitimë që pretendon diskriminim në emër të një personi apo grupi personash. Në rastet kur është një organizatë me interesa legjitime, ajo paraqet prokurë të posaçme për të përfaqësuar personin ose grupin e personave.

 

Ligjërisht, ankesa duhet të përmbajë minimalisht: 

a) emrin e ankuesit;

b) shpjegimin se si mund të kontaktohet ankuesi;

c) subjektin që pretendohet të ketë kryer diskriminimin, ose shpjegim për pamundësinë e identifikimit të tij;

ç) shpjegimin e diskriminimit të pretenduar;

d) masat që kërkohen nga Komisioneri;

dh) datën dhe firmën e ankuesit ose të përfaqësuesit të tij.

 

Kujdes!!!

 

Ankesa nuk pranohet nëse:

a) është anonime;

b) përbën abuzim me të drejtën e ankimimit para Komisionerit, ose është e papajtueshme me dispozitat e këtij ligji;

c) e njëjta çështje është duke u shqyrtuar në kuadër të një ankese tjetër ose për të është marrë një vendim i mëparshëm dhe nuk ka të dhëna të reja;

ç) është haptazi e pabazuar ose nuk ka informacion të mjaftueshëm për të bërë të mundur një hetim; 

d) të gjitha faktet që përbëjnë thelbin e ankesës kanë ndodhur para hyrjes në fuqi të këtij ligji;

dh) paraqitet më vonë se tre vjet nga ndodhja e diskriminimit ose më vonë se një vit nga marrja dijeni nga i dëmtuari, për këtë fakt.

 

Për çdo informacion, ju mund të na kontaktoni në numrin tonë pa pagesë: 0 800 0606.

 

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID