Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda zhvilloi sot një Leksion të hapur me studentët e Kolegjit Universitar të Biznesit, në Tiranë️.
Gjatë bashkëbisedimit komisioneri Dr. Gajda prezantoi ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, instancat e paraqitjes së një ankese dhe mënyra e trajtimit të saj, brenda afateve të përcaktuara në ligj, si dhe masat që merret nga institucioni i KMD kur konstaton akte diskriminimi.
Po ashtu, studentët u informuan për veprimtarinë e përditshme të KMD, stafit të saj dhe paraqitën interes për praktika profesionale mbi çështje të Drejtave të Njeriut pranë institucionit tonë dhe marrjen pjesë në seancat dëgjimore të hapura.