08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me mbështetjen e projektit të përbashkët të Bashkimit Evropian/Këshillit të Evropës kundër diskriminimit, organizoi takimin e fundit të nismës “Ditët e Hapura kundër diskriminimit” në Gjirokastër.

Për të përcjellë mesazhin “Jo Diskriminimit dhe Po Barazisë” u zhvillua një ndeshje volejbolli mes nxënësve, mësuesve të shkollave të mesme dhe përfaqësues të institucioneve publike.

I pranishëm në aktivitet ishte z. Claus Neukirch, Kreun e Zyrës së Këshillit të Evropës në Shqipëri, z. Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qëndrore në qytetin e Gjirokastrës.

Në fjalën e tij, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda deklaroi se, “aktivitete të tilla kanë të bëjnë me sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e shoqërisë, në çështje që lidhen me diskriminimin dhe për të dhënë një mesazh, që duhet të nisë nga të rinjtë, për barazi dhe tolerancë midis njerëzve, pa qenë këta të diferencuar apo dalluar nga përkatësitë e tyre etnike, gjuha, bindjet politike e besimi fetar, gjinia, etj”.

Pas ditëve të Hapura kundër Diskriminimit dhe aktiviteteve sensibilizuese në qytete si, Shkodër, Kukës, Fier, Korçë dhe Gjirokastër, kjo fushatë nxorri në pah kriticitetet e personave të diskriminuar për shkaqe të ndryshme dhe nevojën për përfshirjen sa më të gjërë të komuniteteve, organizatave të shoqërisë civile dhe institucioneve, në sfidën për mbrojtjen nga diskriminimi.

Rritja e ndërgjegjësimit të publikut të gjerë mbi dëmet që diskriminimi dhe përjashtimi i grupeve të cënueshme i shkakton shoqërisë është në qendër të aktiviteteve të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID