08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Me datë 27.09.2012, në ambjentet e Hotel Tirana International, u mbajt Konferenca me temë: “Edukimi dy-gjuhësor një e drejtë e njeriut, jo një privilegj”, organizuar nga Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata e Njerëzve që nuk Dëgjojnë në Shqipëri, në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Njerëzve që nuk Dëgjojnë.
Qëllimi i  kësaj Konference ishte të diskutohej mbi edukimin dy-gjuhësor, si dhe të tërhiqte vëmendjen e institucioneve, shoqërisë civile dhe mediave ndaj së drejtës së personave që nuk dëgjojnë, për të marrë në mënyrë të përshtatshme shërbimet në edukim, punësim dhe të mira e shërbime.

Punimet e Konferencës i përshëndetën:

Z. Eduart Ajazi, Kryetar i ANAD, Znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Z. Spiro Ksera, Ministër i Punës, Cështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta Z.Halit Shamata, zv/Ministër i Arsimit dhe Shkencës, Znj.Anila Nepravishta, Komisionere/Avokati i Popullit si dhe Znj. Yesim m. Kaya, Drejtoreshë e UNDP-së.
Në fjalën e saj Komisioneria, foli mbi garancitë ligjore dhe institucionale për mbrojtjen nga diskriminimi për personat që nuk dëgjojnë.
Mbi rolin e Avokatit të Popullit në promovimin e të drejtave peersonave që nuk dëgjojnë, foli z. Alket Jaupi, Ndihmës/Komisioner i Av./Popullit. Më tej, Znj. Ilda Bozo, përfaqësueses e Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, u ndal në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të personave që nuk dëgjojnë, në fokus të legjislacionit të ri mbi PAK. Drejtoresha e Institutit të Zhvillimit të Arsimit në MASH, znj. Tidita Abdurrahmani, në fjalën e saj iu referua legjislacionit mbi arsimin dhe realizimin përmes tij të së drejtës për t’u arsimuar për personat që nuk dëgjojnë. Gjithashtu, në fjalën e tij z. Florian Rojba, Koordinator i përgjithshëm i ANAD, diskutoi rreth domosdoshmërisë së edukimit të njerëzvë që nuk dëgjojnë nëpërmjet gjuhës së shenjave.Po kështu, znj.Lindita Kalimi, Drejtoreshë e Institutit të Nxënësve që nuk Dëgjojnë, u ndal në rëndësinë e integrimit dhe gjithëpërfshirjes në arsim të fëmijëve që nuk dëgjojnë, parë dhe në një vështrim krahasues. Ndërsa, Znj. Balbona Sulçe, foli mbi aksesin në informacion dhe rolin e medias. Znj.Sidita Fortuzi, përfaqësuese e Fondacionit Shqiptar për të Drejtat e Pesonave me Aftësi të Kufizuara, u fokusua në udhëzuesin mbi përshtatjen e arsyeshme.
Në përfundim të Konferencës diskutuan anëtarë të organizatës ANAD, ku u shtruan problematikat e hasura prej tyre si dhe  u theksua domosdoshmëria e edukimit të personave  që nuk dëgjojnë nëpërmjet gjuhës së shenjave.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe Shoqata e Njerëzve që nuk Dëgjojnë në Shqipëri(ANAD) organizojnë Konferencën : “ Edukimi dy-gjuhësor një e drejtë e njeriut, jo një privilegj”.

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID