08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

 Në vazhdim të implementimit të projektit të mbështetur nga PNUD “ Mbi implementimin e barazisë gjinore” dhe Programin kundër dhunës me bazë gjinore”, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, organizoi takime me përfaqësues të pushtetit vendor dhe komunitetit në Bashkitë Sarandë e Përmet.

 “Organet e pushtetit vendor janë një partner shumë i rëndësishëm për të luftuar diskriminimin ndaj çdo individi, sepse janë ato që realizojnë kontaktet më të shpeshta me qytetarët. Vendosja e bashkëpunimit mes institucioneve tona, do të jetë një hap shumë i rëndësishëm, për të respektuar parimin e barazisë dhe mosdiskriminimit”- tha Znj. Baraku.

 Në takimet me komunitetin u dhanë informacione të shumta mbi mënyrat e mbrojtjes së individëve, dhe sidomos të grupeve më vulnerabël  nga sjelljet diskriminuese dhe rrugët për tu ankuar pranë Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.

 Specialistë nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, morën ankesat e çdo individi të pranishëm, duke lehtësuar kështu komunikimin e qytetarëve me këtë institucion.

Takime të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me përfaqësues vendorë dhe komunitetin e Bashkive Sarandë dhe Përmet .

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID