08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Me datë 20 Shkurt 2013, Komisionerja për Mbrojtjen  nga Diskriminimi, mori pjesë në workshopin me temë: “ Zhvillimi i Demokracisë përmes Barazisë Gjinore”.

Në fjalën e saj, znj. Baraku,  tha :

“Barazinë gjinore në vendimarrje e konsideroj një ndër mjetet vendimtare për  të bërë të mundur realizimin e të drejtave të grave në përgjithësi, përmes kontributit në vendimarrje për të përmirësuar legjislacionin ekzistues, për të hartuar politika në favor të realizimit të barazisë gjinore në fusha të ndryshme si: edukim, punësim apo shërbimet që ofrohen.”
Komisionerja theksoi se ka një progres në rritjen e përfaqësimit të grave në politikë, megjithëse duhen hapa të mëtejshëm për të garantuar barazinë reale midis burrave dhe grave dhe për të respektuar kërkesat ligjore që synojnë barazinë gjinore në përgjithësi.
“Ligji për mbrojtjen nga diskriminimi” ka parashikuar përligjien e trajtimit të ndryshëm në rastet kur ka një qëllim objektivisht të justifikueshëm dhe të përligjur në bazë të Kushtetutës, të marrëveshjeve apo të akteve ndërkombëtare të ratifikuara nga Republika e Shqipërise dhe legjislacioni në fuqi. Ndalohet diskriminimi në ushtrimin e së drejtës për të zgjedhur, për t’u zgjedhur dhe për t’u emëruar në një detyrë publike, për shkaqet e përmendura në nenin 1  të këtij ligji. Duke pasë synim garantimin e  barazisë dhe mosdiskriminimit ligji antidiskriminim njeh si veprim pozitiv dhe nuk përbën diskriminim marrja e masave të përkohëshme, që synojnë përshpejtimin e vendosjes reale të barazisë, kur mungesa e barazisë është shkaktuar nga diskriminimi për çdo shkak të përmendur në këtë ligj.
Duke iu referuar Kodit Zgjedhor, neni 38 pika 6, ky parashikim nuk e vendos shprehimisht detyrimin për të respektuar renditjen alternuese të kandidatëve të gjinive të ndryshme (ku një në tre kandidatë i pëket gjinisë më pak të përfaqësuar), por vetëm për tre vendet e para në listën e partive politike. Kjo është një hallkë që paraprakisht bën evident rrezikun që produkti elektoral (përfaqësimi i secilës gjini në parlament) të mos respektojë kuoten e parashikuar nga legjislacioni në fuqi.
Njëherësh, barazia gjinore në vendimarrje – theksoi Komisionerja , nuk mund të realizohet nëse nuk perpiqemi njëkohësisht për një sërë aspektesh për realizimin e barazisë gjinore në përgjithësi, përmes marrjes  së masave pozitive që nxisin barazinë mes burrave  e grave në arsim, punësim, mbështetjen për ngritjen e forcimin e iniciativave private.
Referuar numrit të ankesave, ardhur pranë Zyrës së Komisionerit, rezulton të ketë një shpërndarje thuajse të barabartë gjinore të subjekteve që janë ankuar.Po ashtu, referuar shkaqeve të ankesave, vetëm në dy raste është pretenduar për diskriminim  për shkaqe gjinore.
Duke qenë se Ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” ofron mbrojtje nga sjelljet diskriminiuse edhe në sektorin privat, Komisioneri e konsideroi si prioritet dhe risi tërheqjen e vëmendjes së aktorëve të këtij sektori. Kështu, me datë 22 Nëntor 2012, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi organizoi Konferenën Kombëtare “Për mbrojtjen nga diskriminimi gjinor në sektorin ekonomik”, me mbeshtetjen e Agjensisë së Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave UN Women.
Në kuadër të ndërgjegjësimit të komunitetit të grave dhe punëdhënësve mbi detyrimin për trajtimin e barabartë dhe mosdiskriminues në marrëdhëniet e punës, Komisioneri ka realizuar pjesëmarrje në tryeza të rrumbullakëta, seminare e takime që kanë patur në qendër të vëmendjes nxitjen e barazisë dhe mosdiskriminimit për shkak të gjinisë.
Komisionerja Baraku u ndal edhe në dhënien e Rekomandimeve Legjislative apo reformimin e legjislacionit ekzistues në fushen e diskriminimit, nga ana e Komisonerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, të cilat synojnë vendosjen e barazisë gjinore.
Në fjalen e saj, znj. Baraku u ndal edhe në projektin e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, me temë: “ Zbatimi i Parimit të Barazisë Gjinore dhe Programit të Dhunës me bazë gjinore”, mbështetur nga PNUD, qëllimi i të cilit është “Rritja e efektivitetit të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminim në trajtimin e çështjeve të disktiminimit me bazë gjinore nëpërmjet forcimit të kapaciteteve profesionale të stafit të tij dhe ngritjen e ndërgjegjësimit të komunitetit”.

Seksioni i Marrëdhënjeve me Publikun

20 shkurt 2013“ Zhvillimi i Demokracisë përmes Barazisë Gjinore”

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID