08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi merr pjesë në Konferencën e Parë Kombëtare “Arsimi gjithpërfshirës për fëmijët e verbër të Shqipërisë”. Në fjalën e saj Znj. Baraku u perqëndrua në rolin e institucionit  të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi në fushën e arsimit si një mjet i rëndësishëm për të realizuar gjithpërfshirjen e fëmijëve të verbër në arsim:
E drejta për arsimim është një e drejtë bazë për të pasur një të ardhme të sigurt për çdo shoqëri. Ajo duhet të gëzohet në barazi dhe të mbrohet nga çdo formë e diskriminimit gjatë ushtrimit të saj. Legjislacioni për arsimin e parashikon këtë të drejtë dhe shkon në të njëjtë linjë me mbrojtjen që ofron ligji “Për mbrojtjen nga diskriminimi” përsa i takon shkaqeve për të cilat mbrohet e drejta për tu arsimuar. Aftësia e kufizuar është një ndër shkaqet për të cilat garanton mbrojtje ky ligj.
Integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara është qëllimi për të cilin mbrojtja nga diskriminimi lidhet me disa aspekte të rëndësishme siç janë: përmbajtja e parimeve dhe kritereve të veprimtarisë arsimore, duke përfshirë programet mësimore dhe metodat e mësimdhënies;  trajtimin e studentëve ose nxënësve, duke përfshirë pranimin, vlerësimin, zbatimin e masave disiplinore ose përjashtimin e tyre. Ka rëndësi të veçantë për tematikën që sot diskutojmë  parashikimi se“ndalohet t’i refuzohet një personi ose një grupi personash pranimi në një institucion arsimor publik, për shkaqet e përmendura në nenin 1 të këtij ligji”.
Duke vlerësuar maksimalisht rëndësinë e ushtrimit të kësaj të drejte jo vetëm si një e drejtë individuale, por edhe si një e drejtë pozitive e cila kërkon domosdoshmërisht ndërhyrjen e shtetit në sigurimin e kushteve të përshtatshme për realizimin e saj, konsiderojmë si deçizive këtë impenjim në raport me fëmijët me aftësi të kufizuara. Përpjekjet për të përshpejtuar barazinë në arsim kërkojnë marrjen e masave të përkohshme në shërbim të zvoglimit të diferencave. Ky ligj i ka mirpërcaktuar detyrimet e institucioneve përkatëse (Këshillit të Ministrave dhe Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës)për marrjen e masave pozitive për të luftuar diskriminimin në arsim. Ka një ligj për arsimin parauniversitar dhe një sërë VKM, urdhëra e udhëzime të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës që parashikojnë masa pozitive në këtë aspekt. Përveç rritjes së ndërgjegjësimit për  ligjin “Për mbrojtjen nga diskriminimi” në sistemin arsimor( tjera duke përfshirë informacion për të në programet mësimore apo përmes përfshirjes në programet mësimore të koncepteve dhe veprimeve kundër modeleve të sjelljes diskriminuese),do të theksoja parashikimin shprehimisht të detyrimeve për masa që synojnë arsimimin e të gjithë popullsisë, por në mënyrë të veçantë, të grave dhe vajzave, pakicave, personave me aftësi të kufizuar, si dhe personave që janë, ose kanë më shumë mundësi të jenë objekt i diskriminimit.
Po aq rëndësi ka detyrimi për  respektimin dhe sigurimin e së drejtës për arsimim në mënyrat e përshtatshme për persona me aftësi të kufizuar.
Në përshtatje me parimin e gjithëpërfshirjes së nxënësve legjislacioni mbi arsimin synohet  që çdo  nxënësi t’i sigurohet e drejta për arsimim cilësor, si dhe shanse të barabarta për arsimim duke parashikuar përkujdesje të veçantë edhe për personat me aftësi të kufizuara.
Parashikimi në një kre të veçantë të rregullimit ligjor të së drejtës për arsim për fëmijët me aftësi të kufizuara  është një hap pozitiv që duhet shoqëruar me një sërë masash të tjera që do të krijonin kushtet për zbatimin e tij si:
Hartimi dhe miratimi i akteve nënligjore që do ta rregullonte në mënyrë specifike dhe të hollësishme duke i hapur rrugë realizimit të kësaj të drejte.
Masa për përshtatjen e infrastrukturës që bën realisht të mundur arsimin dhe edukimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemin e zakonshëm të edukimit.
Përgatitjen e materialeve të studimit në formën e përshtatshme sipas aftësisë së kufizuar të fëmijëve.( Nxënësve, që nuk dëgjojnë e nuk flasin, u garantohet e drejta e komunikimit në gjuhën e shenjave, ndërsa atyre që nuk shikojnë, përdorimi i shkrimit Brail). Institucioni ynë në zbatim të kompetetncave të tij ka dërguar një rekomandim për Ministrinë e Arsimit për hartimin e një VKM në zbatim të nenit 18 të ligjit “Për mbrojtjen  nga diskriminimi”, ku ndër të tjera rekomandon edhe parashikimin e mësipërm.
Trajnimit të vazhdueshëm të stafit mësimor për të mbështetur fëmijët gjatë procesit të edukimit.
Puna me prindërit për të rritur ndërgjegjësimin e tyre mbi përfshirjen e fëmijëve në këtë proces.Legjislacioni mbi arsimin parshikon një rol vendimtar të prindërve në hartimin e programeve të personalizuara që do të realizonin integrimin e fëmijëve të tyre në sistemin e zakonshëm bazë arsimor.

Ju faleminderit!

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” (ish Ministria e Mjedisit), Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Shkodër, Rr.13 Dhjetori, Nr.1
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID