08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Me datë 15 Prill  2013, znj. Irma Baraku, Komisionere për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mori pjesë në aktivitetin me temë: “Fuqizimi ekonomik i personave me aftësi të kufizuara”, organizuar nga Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara, me mbështetjen e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Fabrikës “Mirësia”, Vorë. Në kuadër të zbatimit të këtij projekti, FSHDPAK ka punuar për të influencuar në përmirësim dhe nxitje të zbatimit të legjislacionit nga institucionet përgjegjëse si dhe në ndërgjegjësimin e punëdhënësve për të drejtën për punësim të tyre dhe detyrimin ligjor që punëdhënësit kanë për punësimin e personave me aftësi të kufizuara. Në takim u shpërndanë edhe çertifikatat për kursantët pjesëmarrës në kurset e këshillimit pranë FSHDPAK.
Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi ka pasë një bashkëpunim të vazhdueshëm me FSHDPAK, përmes pjesmarrjes së stafit në veprimtari trajnuese të stafit të zyrave të punës dhe inspektoriateve të punës, hartimit të “udhëzues për përshtatjen e arsyeshme”, pjesmarrjes në seminare dhe konferenca.

Sektori i Marrëdhënieve me Publikun

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID