08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Në ambjentet e Zyrës së KMD- së, u nënshkrua një Marrëveshje Bashkëpunimi mes Komisioneres për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Irma Baraku dhe përfaqësuesit të Ambasadës PINK / LGBT Pro Shqipëri, z. Amarildo Pecanji, përmes së cilës u formalizua bashkëpunimi i nisur që nga krijimi i institucionit të KMD- së.
Përmes kësaj marrëveshjeje palët angazhohen: për bashkëpunimin për ofrimin e një shërbimi të plotë ligjor, për çështjet e denoncuara nga përfaqësuesit dhe çdo anëtari rë komunitetit LGBT të cilët kanë nevojë për asistencën e Komisionerit, organizimin e fushatave të përbashkëta sensibilizuese dhe trajnimeve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për mbrojtjen nga diskriminimi, shkëmbimin e ekspertizës për përmirësimin e legjislacionit ekzistues me qëllim përfshirjen e masave të reja që garantojnë trajtimin e barabartë dhe eliminimin e parashikimeve diskriminuese nga legjislacioni aktual në fushën e të drejtave të personave LGBT.
Palët u zotuan se do të bëjnë të gjitha përpjekjet për ekzekutimin  sa më efektiv të të gjitha detyrimeve të marra përsipër prej tyre, nisur dhe nga synimi i përbashkët për respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID