08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Zbatimi i standardeve më të mira ndërkombëtare demokratike në fushatatat elektorale bazohet në respektimin e dinjitetit të barabartë të të gjitha qenieve njerëzore, lirinë e shprehjes dhe mendimit, dialogun demokratik, tolerancën dhe respektin e ndërsjelltë, duke luftuar kundër të gjitha formave të pretenduara të epërsisë së një grupi ndaj të tjerëve, si dhe diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes.
Mbështetja e standardeve etike nga partitë politike, udhëheqësit e tyre, përfaqësuesit dhe kandidatët e zgjedhur, është thelbësore për të siguruar integritetin e demokracisë shqiptare, jo vetëm në arenën elektorale, por edhe më gjerë në kuadër të proceseve politike dhe shoqërore.
Për të adresuar sfidat aktuale të paraqitura në kontekstin e fushatës elektorale në Shqipëri, Aleanca kundër Gjuhës së Urrejtjes (AKGjU), në bashkëpunim me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve filloi një proces konsultativ me subjektet zgjedhore për të krijuar për herë të parë një “Kod të Sjelljes për Partitë Politike “.
Mbështetur nga projekti i përbashkët i Bashkimi Evropian dhe Këshillit të Evropës për Promovimin e Diversitetit dhe Barazisë në Shqipëri, në kuadër të Instrumentit Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë 2019-2022, Kodi i Sjelljes parashikon standardet më të mira Evropiane në këtë fushë, në përputhje edhe me rekomandimet e Komisionit Evropian kundër Racizmit dhe Intolerancës (ECRI).
Kodi përcakton rregulla të qarta të sjelljes për Partitë Politike, subjektet konkurruese dhe mbështetësit e tyre, në lidhje me pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor e cila duhet të garantojë zbatimin e standardeve më të larta demokratike. Kodi i Sjelljes u vlerësua dhe u mirëprit kryesisht nga përfaqësuesit e subjekteve kryesore zgjedhore, si një mjet i rëndësishëm për drejtimin e sjelljes etike në periudhën e zgjedhjeve dhe më gjerë, duke u pajtuar edhe me dispozitat e tij. Zbatimi i tij do të monitorohet nga anëtarët e Aleancës kundër Gjuhës së Urrejtjes dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në veçanti në lidhje me gjuhën e urrejtjes të përdorur në mediat tradicionale dhe sociale nga subjektet zgjedhore gjatë fushatës.
Ju mund të shkarkoni Kodin e Sjelljes në Shqip.

 

Kodi i Sjelljes

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID