08000606

NUMRI JESHIL: PA PAGESË

........................................

Në kuadër të aktiviteteve të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri si mbështetje e nismave për integrimin e njerëzve me aftësi të kufizuara në Shqipëri, Prezenca organizoi një Konferencë mbi Ditën për Informimin e Rinisë në datë 11 qershor 2012, ku prezantoi përfundimet dhe rekomandimet e studimit pilot “Sfidat me të cilat përballen të rinjtë me aftësi të kufizuara në Shqipëri”, i cili është financuar nga Prezenca e OSBE-së.
Komisioneria për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Znj. Irma Baraku, pjesëmarrëse në Konferencë, në fjalën e saj u ndal në parashikimet ligjore që mbrojnë personat me aftësi të kufizuara nga sjelljet diskriminiuese, por dhe detyrimin e  marrjes së masave pozitive në fushën e arsimit dhe punësimit.
Nga ana tjetër, mbrojtja e personave me aftësi të kufizuar është vendosur në qendër të veprimtarive të Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Një ndër objektivat specifikë  të institucionit është rritja e ndërgjegjësimit mbi problematikën e e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha fushat për të cilat ligji ofron mbrojtje dhe krijimi i lehtësive për të realizuar mbrojtjen nga sjelljet diskriminuese përmes ankesave pranë Zyrës së Komisionerit.
Komisioneria Znj. Irma Baraku vijoi duke përmendur veprimet që do të ndërmerren nga Zyra e Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi. Ajo theksoi se monitorimi në fushën e të mirave dhe shërbimeve si dhe në fushën e arsimit për PAK dhe propozimi i rekomandimeve është një ndër veprimtaritë e zyrës. Këto do të shoqërohen me organizimin e aktiviteteve, si konferenca apo tryeza të rrumbullakëta, me përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara, botimin e  materialeve informuese si broshura, katalogë dhe manuale për grupe specifike dhe sipas formave të përshtatura për PAK.
Një tjetër veprimtari e zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi do të jetë identifikimi dhe bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile që veprojnë në fushën e mbrojtjes nga diskriminimi, për shkak të aftësisë së kufizuar.

Tiranë

et-

Adresa: Rruga “Durrësit” Nr.27 Tiranë
Tel: + 355 4 243 1078
E-mail: info@kmd.al

Shkodër

et-

Adresa: ADISA Ish-Konvikti Safet Spahiu, Rruga: Edith Durham
Kodi Postar: 4001
Tel: + 355 67 449 6586
E-mail: info@kmd.al

Korçë

et-

Adresa: Pranë Ish Bashkisë Korçë, Rr:28 Nentori, Nr.1
Kodi Postar: 7001
Tel: +355 69 620 7371
E-mail: info@kmd.al

Fier

et-

Adresa: ADISA Lagjia 11 Janari, “Shtëpia e Ushtarakëve”
Kodi Postar: 9301
Tel: +355 69 516 1864 

Rreth Nesh

Veprimtaria e Komisionerit realizohet nëpërmjet shqyrtimit të ankesave të subjekteve që pretendojnë se janë viktima të sjelljeve diskriminuese apo që e nxisin atë, jo vetëm nga  administrata publike, por edhe nga subjektet private.

Shkarkoni Aplikacionin

Shkarko aplikacionin për versionin IOS

 Shkarko aplikacionin për versionin ANDROID